B2B Login +355 4 224 60 00

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË TRANSPORTIMIT

NENI 1

PËRKUFIZIME

“PIKAT E PËRCAKTUARA TË NDALESËS”: Ato vende, përjashtuar pikën e nisjes dhe të mbërritjes, të përcaktuara në biletë ose të paraqitura në tabelat e Transportuesit si pika të programuara ndalese në udhëtimin e Pasagjerit.

“AGJENT I AUTORIZUAR”: Një agjent shitjeje i përcaktuar nga Transportuesi për të përfaqësuar Transportuesit lidhur me shitjen e shërbimeve të transportimit ajror të Pasagjerëve të ofruara nga Transportuesi, dhe kur ka autorizim të posaçëm, kjo përfshin shërbimet e transportuesve të tjerë ajrorë.

“BAGAZH”: Veshjet dhe artikujt personalë që i përkasin Pasagjerit, që janë të nevojshme për udhëtimin e tyre. Nëse nuk përcaktohet ndryshe, bagazhi përfshin si Bagazhin e Dorëzuar, ashtu edhe atë të Padorëzuar që i përket Pasagjerit.

“KUPONI I BAGAZHIT”: Ajo pjesë e biletës që lidhet me transportimin e Bagazhit të Dorëzuar të Pasagjerit.

“ETIKETA E IDENTIFIKIMIT TË BAGAZHIT”: Një dokument i lëshuar nga Transportuesi për identifikimin e Bagazhit të Dorëzuar.

“TRANSPORTUES”: Përfshin çdo transportues që lëshon një biletë dhe çdo Transportues që transporton ose merr përsipër të transportojë Pasagjerin dhe/ose Bagazhin e tij/saj.

“RREGULLORET E TRANSPORTUESIT”: Rregulla (përveç këtyre kushteve) të vëna në zbatim nga Transportuesi, që janë në fuqi në datën e lëshimit të biletës dhe që rregullojnë transportimin e Pasagjerëve dhe/ose Bagazhit, përfshirë të gjitha tarifat e zbatueshme në fuqi.

“BAGAZH I DORËZUAR”: Bagazhi të cilin Transportuesi e ka marrë në dorëzim dhe për të cilin Transportuesi ka lëshuar një Kupon Bagazhi.

“FLUTURIM ME NDARJE KODI”: Një fluturim që mund të administrohet nga një Transportues i ndryshëm nga ai, kodi i të cilit është përcaktuar në Biletën e Fluturimit, dhe i administruar nga një ose më shumë transportues, në marrëveshje me Transportuesin, dhe që shitet sikur të ishte i administruar nga Transportuesit duke përdorur kodet dhe numrat e fluturimit të Transportuesit.

Duhet të theksohet se nëse përzgjidhet një fluturim i administruar nga një prej partnerëve që ndan kode me Transportuesin, kushtet e kontratës së këtij operatori mund të ndryshojnë nga Kushtet e Përgjithshme të Transportimit, veçanërisht sa i përket dispozitave të përcaktuara në Nenin 2.4 të këtyre Kushteve të Transportimit.

“BILETË E BASHKËLIDHUR”: Një biletë lëshuar një Pasagjeri e bashkëlidhur me një Biletë tjetër, që së bashku përbëjnë një kontratë të vetme transportimi.

“KONVENTË”: Çdonjëra nga sa më poshtë zbatohet për kontratën e Transportimit:

Konventa për Unifikimin e Disa Rregullave Për Transportin Ajror Ndërkombëtar, nënshkruar në Varshavë, 12 tetor 1929 (më poshtë referuar si “Konventa e Varshavës”)

“DËME”: Humbje jete, ose lëndime trupore të pësuara nga Pasagjeri si rezultat i një aksident në mjet fluturimi, ose gjatë procedurës së ngritjes dhe uljes; humbja, shkatërrimi i pjesshëm ose i plotë, ose të gjitha dëmet e tjera që i shkaktohen Bagazhit ndërkohë që transportohet, ose është nën kujdesin e Transportuesit; dëme që vijnë si rrjedhojë e vonesës shkaktuar Pasagjerit apo Bagazhit.

“DITË”: Shtatë ditët e javës, përfshirë festat zyrtare. Për qëllime njoftimi, dita në të cilën dërgohet njoftimi, nuk numërohet. Për qëllimet të përcaktimit të periudhës së vlefshmërisë, dita në të cilën lëshohet Bileta, ose në të cilën është kryer fluturimi, nuk numërohet.

“BILETË ELEKTRONIKE”: Një plan/dokument udhëtimi, Kuponët Elektronikë dhe, nëse është e përshtatshme, një kartë bordi të lëshuara nga ose në emër të Transportuesit.

“KUPON ELEKTRONIK”: Një Kupon elektronik Fluturimi (ose një dokument tjetër i vlefshëm) që gjendet në bazën e të dhënave të Transportuesit.

“FORCË MADHORE”: Kushte të papritura jashtë kontrollit të Transportuesit, që sjellin pasoja të paparashikueshme, pavarësisht marrjes së të gjitha masave të arsyeshme.

“KUPON FLUTURIMI”: Një pjesë e Biletës, e lëshuar në përputhje me Rregulloret e Transportuesit, që mbart shënimin “I vlefshëm për transportim” dhe tregon pikat e veçanta në të cilat Pasagjeri ka të drejtë të transportohet. Kuponi do të lëshohet në formën e një dokumenti të shtypur, ose një dokumenti elektronik në bazën e të dhënave të Transportuesit, që tregon se Pasagjeri do të udhëtojë me një fluturim të caktuar.

“INTINERARI”: Një dokument që përmban emrin e Pasagjerit, detajet e fluturimit dhe njoftime të tjera përkatëse, i lëshuar nga Transportuesi apo një prej Agjentëve të Autorizuar prej tij, në përputhje me Rregulloret e Transportuesit, që dërgohet me postë elektronike, faks, ose mënyra të tjera të përcaktuara në Rregulloret e Transportuesit, dhe që duhet të ruhet nga Pasagjeri gjatë gjithë kohëzgjatjes së fluturimit dhe të paraqitet sipas kërkesës.

“KOHA MINIMALE E KONTROLLIT TË BILETAVE”: Koha minimale që i nevojitet një Pasagjeri për të përfunduar procedurën e kontrollit të biletës dhe lëshimit të Kartës së Bordit.

“PASAGJER”: Çdo individ, përveç anëtarëve të ekuipazhit, të transportuar apo që presin të transportohen në një mjet fluturimi me pëlqimin e Transportuesit, të pajisur me një biletë të lëshuar nga Transportuesi.

“KUPONI I PASAGJERIT ose FATURA E PASAGJERIT”: Ajo pjesë e biletës së lëshuar nga Transportuesi, ose në emër të tij, që është e përcaktuar si e tillë dhe që ruhet nga Pasagjeri.

“SDR”: E Drejta e Posaçme e Tërheqjes, njësia e përbërë valutore që është një përmbledhje e valutave, përfshirë Euron, Jenin japonez, Paundin britanik dhe Dollarin amerikan, dhe që përdoret si njësia zyrtare e këmbimit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“TË DREJTAT E PASAGJERIT-SHY”: “Rregulloret për të Drejtat e Pasagjerëve Ajrorë”, të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

“PIKAT E PËRCAKTUARA TË NDALESËS”: Një pushim i planifikuar gjatë një udhëtimi midis pikës së nisjes dhe destinacionit përfundimtar të Pasagjerit, për të cilën është rënë dakord paraprakisht me Transportuesin.

“NDALESË E GJATË”: Sipas Rregulloreve të Transportuesit dhe legjislacionit qeveritar, pushime gjatë udhëtimit që zgjasin 24 orë ose më gjatë, të cilat Pasagjeri është i aftë t’i programojë në pika midis pikës së nisjes dhe destinacionit përfundimtar të mbërritjes.

“TARIFA”: Detyrime përveç kostos së fluturimit, që janë në përputhje me rregullat e zbatimit, që janë miratuar nga një institucion.

“BILETË”: Një Biletë e Pasagjerit dhe një Kontroll Bagazhi, ose një Biletë Elektronike e lëshuar nga Transportuesi ose një Agjent i Autorizuar i Transportuesit, që përmban Kushtet e Transportimit, lajmërimet, dhe Kuponët e Fluturimit dhe të Pasagjerit.

“BAGAZH I PADORËZUAR”: Të gjitha bagazhet që i përkasin Pasagjerit, përveç Bagazhit të Dorëzuar.

NENI 2

FUSHËVEPRIMI 2.1 TË PËRGJITHSHME

2.1.1 Përveç rasteve të përcaktuara në pikat 2.2 - 2.5 të këtij neni, këto Kushte të Transportimit zbatohen për të gjithë transportimin ajror të Pasagjerëve dhe Bagazheve, të kryer nga Transportuesi në këmbim të një vlere.

2.1.2 Këto Kushte zbatohen gjithashtu për transportimin pa pagesë, ose me çmim të ulur, përveç rasteve kur Transportuesi ka përcaktuar ndryshe në Rregulloret e veta ose në kontratat, kuponat, apo Biletat përkatëse.

2.2 TRANSPORTIMI DREJT/NGA KANADJA DHE SHTETET E BASHKUARA

2.2.1 TRANSPORTIMI DREJT/NGA KANADAJA: Këto kushte zbatohen për transportimin midis pikave në Kanada, ose midis një pike në Kanada dhe një vend jashtë saj, vetëm për sa kohë ato janë të përfshira në tarifat në fuqi në Kanada.

2.2.2 TRANSPORTIMI DREJT/NGA SHTETET E BASHKUARA: Këto kushte nuk zbatohen për transportimin ajror siç përkufizohet në Ligjin për Aviacionin Federal të SHBA-së i vitit 1958.

2.3 MJETE PRIVATE PËR FLUTURIMIN E PASAGJERËVE (ÇARTER)

Nëse transportmii sigurohet në kuadrin e një marrëveshjeje Mjeti Privat për Fluturimin e Pasagjerëve (“Çarter”), kushtet në marrëveshjen e Mjetit Privat për Fluturimin e Pasagjerëve kanë përparësi ndaj dispozitave të këtyre Kushteve të Transportimit. Në rastin e transportimit të Bagazhit, nëse nuk përcaktohet ndryshe në marrëveshjen e Mjetit Privat për Fluturimin e Pasagjerëve, zbatohen kushtet e përgjithshme të transportimit të Bagazheve, që zbatohen në fluturimet e programuara.

2.4 FLUTURIMET ME NDARJE KODI

Në rast se zgjidhet një fluturim që administrohet nga një prej partnerëve që ndajnë kode me Transportuesin, fluturimi mund të administrohet nga një operator tjetër përveç Transportuesit që ka lëshuar biletën. Nëse fluturimi administrohet nga një transportues tjetër, kushtet që lidhen me administrimin e këtij fluturimi do të zbatohen bazuar në kushtet e shërbimit të atij transportuesi, dhe nëse ka ndryshim midis kushteve të shërbimit të transportuesit administrues dhe këtyre Kushteve të Transportimit, marrin përparësi kushtet e shërbimit të transportuesit administrues. Të gjitha kushtet e shërbimit të Transportuesit administrues mund të gjenden në faqen e “Marrëveshjeve për Ndarjen e Kodeve”, ose në faqen e internetit të transportuesit administrues. Në veçanti, aspekte të ofrimit të shërbimit si koha minimale e kontrollit të biletave, të miturit e pashoqëruar, Pasagjerët që kërkojnë asistencë mjekësore, Pasagjeret shtatzëna, hipja në bord, transportimi i kafshëve, refuzimi i pranimit në bord, sigurimi i bombolave të oksigjenit në bord, veprimet e parregullta, kompensimi i refuzuar për moshipjen në bord, marrja e Bagazheve, sasia e Bagazheve pa pagesë, dhe shtrirja e përgjegjësisë për Bagazhet e humbura, duhet të shqyrtohen me kujdes dhe duhet të zbatohen.

Në rastet kur rezervime përfshijnë fluturime që administrohen nga një ose më shumë transportues, në momentin e rezervimit shpallet transportuesi administrues. Nëse transportuesi administrues nuk dihet në momentin që kryhet rezervimi, ose nëse pasi rezervimi është bërë ndodh një ndryshim, Transportuesi administrues i shpallet Pasagjerit sapo transportuesi administrues të jetë konfirmuar. Për sa i përket rezervimeve të kryera përmes kanaleve që nuk janë në kontrollin e drejtpërdrejtë të Transportuesit, (p.sh. agjenci udhëtimi ose faqe të tjera interneti përveç asaj të Transportuesit), agjentët e udhëtimit dhe operatorët e faqeve të internetit që kanë zbatuar marrëveshjen me Pasagjerin kanë përgjegjësi në kuadër të Neneve 2.3 dhe 11 të Rregullores (KE) Nr. 2111/2005 për të informuar Pasagjerët në lidhje me identitetin dhe Transportuesit administrues dhe ndryshime të Transportuesit administrues. Pasagjeri siguron të dhëna të sakta kontakti në momentin e rezervimit me qëllim mundësimin e këtyre njoftimeve.

2.5 LEGJISLACIONI MBIZOTËRUES

Në rast se një dispozitë e përcaktuar ose që përmendet në këto kushte bie ndesh me dispozitat e konventave të zbatueshme, legjislacionit të zbatueshëm, rregulloreve qeveritare, urdhrave, ose kërkesave prej të cilave nuk mund të hiqet dorë me marrëveshje midis palëve, dispozita në fjalë nuk do të zbatohet. Pavlefshmëria e një dispozite nuk ndikon në vlefshmërinë e asnjë dispozite tjetër.

2.6 PËRPARËSIA E KUSHTEVE TË TRANSPORTIMIT MBI RREGULLORET E TRANSPORTUESIT

Përveç rasteve ku përcaktohet ndryshe këtu, në rast mospërputhjeje midis këtyre Kushteve dhe Rregulloreve të Transportuesit, këto Kushte marrin përparësi, përveç rasteve të zbatimit të tarifave në fuqi në Shtetet e Bashkuara ose Kanada, ku do të kenë përparësi këto tarifa.

NENI 3

BILETAT

3.1 BILETAT SI PROVË E KONTRATËS

3.1.1 Bileta përbën provë të kontratës së transportimit midis Transportuesit dhe Pasagjerit emri i të cilit është në biletë. Kushtet e kontratës në biletë janë një përmbledhje e disa prej dispozitave të këtyre Kushteve të Transportimit.

3.1.2 PARAQITJA E BILETËS: Një individ nuk ka të drejtë të transportohet përmes fluturimit nëse ai nuk paraqet një biletë të vlefshme të lëshuar sipas Rregulloreve të Transportuesit, dhe që përmban Kuponin e Fluturimit për atë fluturim dhe të gjithë Kuponët e papërdorur të Fluturimit dhe Kuponin e Pasagjerit; ose në rast të një rezervimi elektronik, një INTINERAR të vlefshëm të regjistruar në bazën e të dhënave për rezervimet. Gjithashtu, Pasagjeri nuk ka të drejtë transporti nëse Bileta e paraqitur është e grisur ose është ndryshuar në çfarëdolloj mënyre, përveç ndryshimeve të kryera nga Transportuesi apo një Agjent i Autorizuar prej tij.

3.1.3 HUMBJA OSE DËMTIMI I BILETËS: Në rast humbjeje ose Dëmtimi të Biletës, ose të një pjese të saj, ose në rast të mosparaqitjes së një Bilete që përmban Kuponin e Pasagjerit dhe të gjithë Kuponat e Papërdorur, Transportuesi lëshues mundet që me kërkesë të Pasagjerit dhe sipas Rregulloreve të Transportuesit, të zëvendësojë Biletën në fjalë, ose një pjesë të saj, duke lëshuar një Biletë të re pas sigurimit të provave të mjaftueshme që i vërtetojnë Transportuesit se ishte lëshuar një Biletë e vlefshme për fluturimet në fjalë.

3.1.4 MOS TRANSFERIMI I BILETËS: Bileta nuk është e transferueshme. Nëse Bileta paraqitet nga dikush përveç individit që ka të drejtën të transportohet, për t’u transportuar sipas Biletës në fjalë ose për të përftuar kthimin e vlerës për të, Transportuesi nuk mban përgjegjësi ndaj individit të cilit i është lëshuar Bileta, nëse ai në mirëbesim i siguron transport ose i kthen vlerën individit që paraqet Biletën.

3.1.5 MOS KTHIMI I VLERËS SË BILETËS: Kjo mund të përfshijë kufizime lidhur me një sërë ndryshimesh të rezervimit dhe mos kthimit të vlerës së biletave me çmim të ulur. Rregullat e kthimit të vlerës dhe ndryshimit që zbatohen për këto bileta mund të gjenden në rregulloret e çmimit të Biletës.

3.2 PERIUDHA E VLEFSHMËRISË

Një Biletë është e vlefshme për transport brenda një viti nga dita e fillimit të udhëtimit, ose nga data e lëshimit, nëse asnjë pjesë e saj nuk është përdorur, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në biletë, në këto Kushte të Transportimit, ose në Rregulloret e Transportuesit.

3.2.1 ZGJATJA E VLEFSHMËRISË

3.2.1.1 Nëse një Pasagjeri i pengohet udhëtimi gjatë periudhës së vlefshmërisë së Biletës, për shkak se Transportuesi:

3.2.1.1 (a) Anulon fluturimin për të cilin Pasagjeri ka bërë rezervim; ose

3.2.1.1 (b) Heq nga programi një ndalesë të parashikuar, qoftë kjo pika e nisjes e Pasagjerit, destinacioni, apo një ndalesë e gjatë; ose

3.2.1.1 (c) Dështon në administrimin e një fluturimi të programuar; ose

3.2.1.1 (d) I shkakton Pasagjerit humbjen e fluturimit lidhës; ose

3.2.1.1 (e) Zëvendëson dhe cakton një klasë të ndryshme shërbimi; ose

3.2.1.1 (f) Nuk është i aftë të sigurojë një vend të konfirmuar më parë; vlefshmëria e Biletës së Pasagjerit në fjalë shtyhet derisa të bëhet i mundur fluturimi i parë i Transportuesit në të cilin ka vend të disponueshëm në klasën e shërbimit për të cilën është paguar çmimi.

3.2.1.2 Kur Pasagjeri që zotëron një Biletë pengohet të udhëtojë gjatë periudhës së vlefshmërisë së Biletës, për shkak se Transportuesi nuk kishte mundësi të siguronte vend në fluturim në momentin e kërkesës së rezervimit nga ana e Pasagjerit në fjalë, vlefshmëria e biletës së këtij Pasagjeri shtyhet në përputhje me Rregulloret e Transportuesit.

3.2.1.3 Kur një Pasagjer pengohet të udhëtojë gjatë periudhës së vlefshmërisë së biletës për shkak sëmundjeje, pasi ai/ajo ka nisur udhëtimin, Transportuesi shtyn (nëse kjo shtyrje nuk është e ndaluar nga Rregulloret e Transportuesit që zbatohen për çmimin e udhëtimit të paguar nga Pasagjeri) periudhën e vlefshmërisë së kësaj Bilete të Pasagjerit deri në datën kur Pasagjeri është i aftë të udhëtojë, bazuar në një raport mjekësor, ose deri në datën kur mundësohet fluturimi i parë i Transportuesit nga pika ku rinis udhëtimi dhe ku ka vend të disponueshëm në klasën e shërbimit për të cilën është paguar çmimi. Kur Kuponët e Fluturimit të mbetura në biletë përfshijnë një ose më shumë Ndalesa të Gjata, vlefshmëria e kësaj bilete, sipas Rregulloreve të Transportuesit, shtyhet për jo më shumë se tre muaj nga data e shënuar në certifikatën në fjalë. Në këto rrethana, Transportuesi do të shtyjë gjithashtu vlefshmërinë e biletave të pjesëtarëve të tjerë të familjes së ngushtë të Pasagjerit që shoqërojnë Pasagjerin në fjalë.

3.2.1.4 Në rast të humbjes së jetës së Pasagjerit gjatë udhëtimit, Biletat e individëve që shoqërojnë Pasagjerin mund të modifikohen duke hequr dorë nga periudha e qëndrimit minimal ose duke shtyrë vlefshmërinë. Në rast të humbjes së jetës të një pjesëtari të familjes së ngushtë të Pasagjerit që ka nisur udhëtimin, vlefshmëria e Biletave të Pasagjerit dhe të familjes së tij të ngushtë që e shoqëron mund të modifikohet. Këto modifikime bëhen pas përftimit të certifikatës përkatëse të vdekjes dhe të gjitha këto shtyrje bëhen për një periudhë jo më të gjatë se 45 ditë nga dita e humbjes së jetës.

3.3 RENDI I KUPONËVE TË FLUTURIMIT

3.3.1 Transportuesi respekton Kuponët e Fluturimit vetëm në rend nga pika e nisjes, siç paraqiten në biletë.

3.3.2 Bileta është e vlefshme vetëm për transportimin e përcaktuar në kuponë, nga vendi i nisjes, përmes vendeve të ndalesës të rëna dakord, e deri në destinacionin përfundimtar. Kuponët e fluturimit/bagazheve respektohen vetëm në rend. Bileta nuk respektohet dhe humb vlefshmërinë e saj nëse të gjithë kuponët nuk përdoren në rendin e përcaktuar.

3.3.3 Secili Kupon Fluturimi do të pranohet për transport në klasën e shërbimit të përcaktuar në të, në datën dhe fluturimin në të cilin është rezervuar transporti. Kur Kuponët e Fluturimit lëshohen pa përcaktim të rezervimit në to, vendi rezervohet pas aplikimit dhe varet nga plotësimi i kushteve të çmimit përkatës dhe disponueshmërisë së vendit në fluturimin përkatës.

3.4 EMRI DHE ADRESA E TRANSPORTUESIT

Emërtimi i Transportuesit (emri) mund të shkurtohet në Biletë. Adresa e Transportuesit konsiderohet aeroporti i nisjes, shënuar në krah të shkurtimit të parë të emrit të Transportuesit në kutinë “Transportuesi” në biletë.

NENI 4

PIKAT E NDALESAVE TË GJATA

Ndalesat e gjata mund të lejohen në Pikat e Ndalesave të Gjata të rëna dakord, sipas kritereve qeveritare dhe Rregulloreve të Transportuesit.

NENI 5

ÇMIMET DHE DETYRIMET

5.1 TË PËRGJITHSHME

Çmimet zbatohen për transportimin nga aeroporti në pikën e origjinës deri në aeroportin pikës së destinacionit. Çmimet nuk përfshijnë shërbimin e transportimit tokësor midis aeroporteve dhe terminaleve përkatëse, nëse ky nuk ofrohet nga Transportuesi pa detyrime shtesë.

5.2 ÇMIMET E ZBATUESHME

Çmimet e zbatueshme janë ato të bëra publike nga, ose në emër të Transportuesit, ose të shpallura në përputhje me Rregulloret e Transportuesit, nëse nuk janë të bëra publike në mënyrën e përcaktuar më lart. Çmimi i zbatueshëm, është çmimi për fluturimin ose fluturimet në fuqi në datën e fillimit të transportimit të mbuluar nga Kuponi i parë i Fluturimit në Biletë.

Kur shuma e përftuar nuk është e barabartë me çmimin e zbatueshëm, pjesa e mbetur sipas rastit paguhet nga Pasagjeri, ose kthehet nga Transportuesi, në përputhje me Rregulloret e Transportuesit.

5.3 RRUGËT

Nëse nuk përcaktohet ndryshe në Rregulloret e Transportuesit, çmimet janë të vlefshme vetëm për rrugët e shpallura lidhur me to. Nëse ka më shumë se një rrugë me të njëjtin çmim, Pasagjeri mund të përcaktojë rrugën e përzgjedhur përpara lëshimit të Biletës. Nëse nuk përcaktohet një rrugë, ky përcaktim mund të bëhet nga Transportuesi.

5.4 TAKSAT DHE DETYRIMET

Të gjitha taksat ose detyrimet e përcaktuara nga qeveria apo një autoritet tjetër, ose nga operatori i një aeroporti, që lidhen me Pasagjerin ose me shërbimet apo ambientet e përdorura nga Pasagjeri, i shtohen çmimeve të shpallura dhe këto detyrime paguhen nga Pasagjeri, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në Rregulloret e Transportuesit.

5.5 VALUTA

Çmimet dhe detyrimet paguhen në çdo valutë të pranuar nga Transportuesi. Kur pagesa kryhet në një valutë të ndryshme nga ajo e në të cilën është shpallur çmimi, pagesa bëhet me kursin e këmbimit të përcaktuar në përputhje me Rregulloret e Transportuesit.

NENI 6

REZERVIMI

6.1 KRITERET E REZERVIMIT

6.1.1 Rezervimet nuk konfirmohen derisa të jenë regjistruar si të “pranuara” nga Transportuesi ose Agjenti i Autorizuar prej tij.

6.1.2 Sipas përcaktimeve në Rregulloret e Transportuesit, disa çmime mund të mbartin kushte që kufizojnë ose përjashtojnë të drejtën e Pasagjerit për të ndryshuar apo anuluar rezervimet.

6.2 AFATET E LËSHIMIT TË BILETËS

Nëse Pasagjeri nuk kryen pagesën për Biletën brenda Afatit të Lëshimit të Biletës (ose nuk përfundon blerjen e biletës duke përdorur kredite me Transportuesin), Transportuesi mund të anulojë rezervimin.

6.3 TË DHËNAT PERSONALE

Pasagjeri pranon se të dhënat personale i jepen Transportuesit për qëllimet e rezervimit për transport dhe për marrjen e shërbimeve shtesë, për lehtësimin e kritereve të imigrimit dhe hyrjes, dhe për mundësimin e këtyre të dhënave agjencive qeveritare. Për këto qëllime, Pasagjeri autorizon Transportuesin të ruajë këto të dhëna dhe t’i transmetojë ato në selinë e vet, tek Transportues të tjerë, ose ofruesve të shërbimeve në fjalë, në çfarëdolloj vendi ata mund të ndodhen. 6.4 NDENJËSET

Transportuesi nuk garanton sigurimin e një ndenjëse të veçantë në mjetin e fluturimi dhe Pasagjeri bie dakord të pranojë çdo ndenjëse që mund t’i caktohet në fluturim në klasën e shërbimit për të cilën është lëshuar bileta. Transportuesi rezervon të drejtën të ndryshojë ndenjësen e Pasagjerit përpara ose gjatë fluturimit për arsye sigurie apo operacionale.

6.5 MOSPËRDORIMI I VENDIT TË REZERVUAR

Në përputhje me Rregulloret e Transportuesit, Pasagjeri që nuk arrin të përdorë vendin për të cilin është bërë një rezervim, mund të paguajë një detyrim shërbimi.

6.6 KONFIRMIMI I REZERVIMIT

Rezervimet vajtje ose vajtje-ardhje mund t’i nënshtrohen detyrimit të konfirmimit të rezervimit, në përputhje me dhe brenda afateve të përcaktuara në Rregulloret e Transportuesit. Mospërmbushja e këtyre kërkesave mund të sjellë anulimin e rezervimeve vajtje dhe vajtje-ardhje.

6.7 ANULIMI I REZERVIMEVE NË VAJTJE NDARMARRË NGA TRANSPORTUESI

Nëse një Pasagjer nuk përdor një rezervim dhe nuk njofton Transportuesin, Transportuesi mund të kërkojë anulimin e të gjitha rezervimeve përkatëse në vajtje dhe vajtje-ardhje.

NENI 7

KONTROLLI I BILETAVE

Pasagjeri mbërrin në vendndodhjen e kontrollit të biletave dhe në daljen për në bord të Transportuesit në kohë të mjaftueshme përpara nisjes së fluturimit me qëllim lejimin e përfundimit të të gjitha formaliteteve qeveritare dhe procedurave të kontrollit të biletave, dhe në të gjitha rastet duhet të ketë mbërritur në pikën e kontrollit të biletave, duhet të ketë përfunduar kontrollin e biletave, dhe duhet të ketë përftuar kartën e bordit brenda periudhës minimale të kontrollit të biletave të përcaktuar nga Transportuesi. Nëse Pasagjeri nuk arrin të paraqitet në pikën e kontrollit të biletave, të përfundojë kontrollin e biletave dhe të marrë kartën e bordit brenda kësaj periudhe minimale të kontrollit të biletave, ose paraqitet pa dokumentacionin e domosdoshëm dhe nuk është gati të udhëtojë, Transportuesi mund të anulojë vendin e rezervuar për Pasagjerin dhe nuk vonon nisjen e fluturimit. Transportuesi nuk mban përgjegjësi për humbjet apo shpenzimet që vijnë si pasojë e mosrespektimit të dispozitave të këtij neni nga ana e Pasagjerit.

NENI 8

REFUZIMI DHE KUFIZIMI I TRANSPORTIMIT

8.1 E DREJTA PËR REFUZIM TRANSPORTIMI

Sipas vlerësimit të vet, Transportuesi ka të drejtën t’i refuzojë një Pasagjeri hipjen në mjetin e fluturimit, nëse Pasagjeri ka shkelur më parë nenet 8 ose 12 gjatë një fluturimi të mëparshëm, ose nëse është vërtetuar një rrethanë e papritur që mund të kërkojë refuzimin e hipjes në mjetin e fluturimit. Në këto raste, Transportuesi nuk i shet Biletë Pasagjerit në fjalë. Nëse, në kundërshtim me vendimin për të ndaluar udhëtimin e tij, Pasagjeri arrin të blejë një biletë dhe lejohet në bordin e mjetit të fluturimit, për sa kohë Bileta është e vlefshme dhe është lëshuar në përputhje me Rregulloret e Transportuesit, Pasagjerit në fjalë i kthehet vetëm kosto e Biletës. Pasagjeri nuk ka të drejtë për kompensime të tjera.

Përveç kësaj, Transportuesi mund të refuzojë transportimin e çdo Pasagjeri apo të Bagazhit të çdo Pasagjeri për arsye sigurie, ose nëse në vlerësimin e vet të arsyeshëm, Transportuesi arrin në përfundimet sa më poshtë:

8.1.1 Një veprim i tillës është i nevojshëm për të qenë në përputhje me legjislacionin, rregulloret, ose urdhrat të në fuqi të çdo shteti apo vendi nga ku, drejt të cilit, ose mbi të cilin fluturohet; ose

8.1.2 Sjellja, mosha, gjendja mendore ose fizike e Pasagjerit, ose efekti i alkoolit, apo lëndëve narkotike mbi Pasagjerin është i tillë që:

8.1.2.1 Pasagjerit i nevojitet asistencë e posaçme nga Transportuesi; ose

8.1.2.2 Pasagjeri do t’i shkaktojë shqetësim vetes, do të bëhet shqetësues për Pasagjerët e tjerë, ose do të prishë rendin e kabinës së fluturimit; ose

8.1.2.3 Fluturimi do të ketë rrezik ose risk për Pasagjerin ose për individë të tjerë apo pronë; ose

8.1.2.4 Pasagjeri abuzon, kërcënon, ose i flet me fjalë banale ekuipazhit të fluturimit ose personelit në tokë ndërkohë që hipën ose përpara se të hipë në bord, ose gjatë kohës që është në kabinë përpara ngritjes; ose

8.1.2.5 Pasagjeri shkel dispozitat e nenit 12 ose injoron udhëzimet e ekuipazhit të fluturimit.

8.1.3 Ky veprim është i nevojshëm, sepse Pasagjeri nuk zbaton udhëzimet e Transportuesit, nuk ka zbatuar udhëzimet e Transportuesit në një fluturim të mëparshëm, ose nëse situata ose një shkak tjetër çon në besimin se Pasagjeri ka gjasa të mos zbatojë udhëzimet e Transportuesit; ose

8.1.4 Pasagjeri ka refuzuar t’i nënshtrohet një kontrolli sigurie; ose

8.1.5 Çmimi, ose detyrime dhe taksat përkatëse nuk janë paguar, ose marrëveshjet për huadhënie midis Transportuesit dhe Pasagjerit (ose individit që paguan Biletën) nuk janë zbatuar; ose

8.1.6.1 Vlerësohet se Pasagjeri nuk ka dokumentacionin e duhur; ose

8.1.6.2 Pasagjeri rreket të hyjë në një vend përmes të cilit po kalojnë transit; ose

8.1.6.3 Pasagjeri mund të shkatërrojë dokumentacionin e tij gjatë fluturimit; ose

8.1.6.4 Pasagjeri nuk dorëzon dokumentacionin e udhëtimit, që mbahet nga ekuipazhi i fluturimit (në shkëmbim të një dëftese) kur kjo i kërkohet nga Transportuesi.

8.1.7 Bileta e paraqitur nga Pasagjeri:

8.1.7.1 Është përftuar në mënyrë të paligjshme, ose është blerë nga një subjekt që nuk është Transportuesi lëshues, apo Agjenti i Autorizuar prej tij; ose

8.1.7.2 Është raportuar e humbur ose e vjedhur; ose

8.1.7.3 Është e falsifikuar; ose

8.1.7.4 Kuponët e Fluturimit janë modifikuar nga dikush që nuk është Transportuesi apo Agjenti i Autorizuar prej tij, ose janë dëmtuar (Transportuesi rezervon të drejtën për të mbajtur këtë Biletë).

8.1.8 Individi që paraqet Biletën nuk mund të provojë që ai është personi i shënuar në fushën “Emri i Pasagjerit” (Transportuesi rezervon të drejtën të mbajë këtë Biletë);

8.2 KUFIZIMI I TRANSPORTIMIT

Pranimi për transportimin e fëmijëve të pashoqëruar, personave më paaftësi në lëvizje, grave shtatzëna, ose individëve me sëmundje, mund të jenë objekt i marrëveshjeve paraprake me Transportuesin, në përputhje me Rregulloret e Transportuesit. Gjatë transportimit të këtij Pasagjeri, asnjë përkeqësim i gjendjes sanitare të këtij Pasagjeri nuk është përgjegjësi e Transportuesit.

NENI 9

BAGAZHI

9.1 ARTIKUJT E PAPRANUESHËM SI BAGAZH

9.1.1 Bagazhi i Pasagjerit nuk duhet të përfshijë sa më poshtë:

9.1.1.1 Artikuj që nuk përbëjnë Bagazh sipas përcaktimeve të Nenit 1.1;

9.1.1.2 Artikuj që kanë gjasa të vënë në rrezik mjetin e fluturimit, ose individët apo pronën në bord to mjetit fluturimi, si ato të përcaktuara në Udhëzimet Teknike për Transportimin e Sigurt të Mallrave të Rrezikshme përmes Ajrit të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), Rregulloret për Mallrat e Rrezikshme të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) dhe Rregulloret e Transportuesit (informacion i mëtejshëm mundësohet nga Transportuesi sipas kërkesës);

9.1.1.3 Artikuj, transporti i të cilëve është i ndaluar nga legjislacioni, rregulloret, apo urdhrat në fuqi të çdo shteti nga ku, drejt të cilit, ose mbi të cilin fluturohet;

9.1.1.4 Artikuj të cilët, në opinionin e Transportuesit, nuk janë të përshtatshme për transportim bazuar në peshën, përmasat, apo natyrën e tyre, si artikuj të thyeshëm ose që prishen;

9.1.1.5 Kafshë të gjalla, përveç se sipas kushteve të përcaktuara në Nenin 9.10,

9.1.2 Armët e zjarrit dhe municionet, përveç atyre për qëllime gjahu dhe sporti, nuk lejohet të transportohen si Bagazh. Armët e zjarrit dhe municionet e gjahut dhe sportit mund të pranohen si Bagazh i Dorëzuar në përputhje me Rregulloret e Transportuesit. Armët e zjarrit duhet të jenë të pambushura, me siguresën e aktivizuar dhe të paketuara në mënyrën e duhur. Transporti i municioneve i nënshtrohet rregulloreve të ICAO dhe IATA të përcaktuara në pikën 9.1.1.2.

9.1.3 Pasagjeri nuk përfshin artikuj të thyeshëm dhe që prishen në Bagazhin e Dorëzuar, si pajisje elektronike, para, argjendari, metale të çmuara, argjendurina, dokumentacion negocimi, letra me vlerë, artikuj të tjerë me vlerë, dokumentacion biznesi, pasaporta apo mjete të tjera identifikimi, apo kampionë.

9.1.4 Armët si armët antike të zjarrit, shpatat, kamat, dhe artikuj të ngjashëm mund të pranohen si Bagazh i Dorëzuar, në përputhje me Rregulloret e Transportuesit, por nuk lejohen në kabinë.

9.1.5 Nëse artikujt e përcaktuar në nenin 9.1 transportohen, edhe nëse janë apo nuk janë të ndaluara të transportohen si Bagazh, transporti i tyre i nënshtrohet detyrimeve, kufizimeve të përgjegjësisë, dhe dispozitave të tjera të këtyre Kushteve të Transportimit që zbatohet për transportimin e Bagazhit.

9.2 E DREJTA PËR REFUZIM TRANSPORTIMI

9.2.1 Transportuesi mund të refuzojë transportimin si Bagazh të artikujve të përshkruar në pikën 9.1, që ndalohet të transportohen si Bagazh, dhe mund të refuzojë transportimin e mëtejshëm të këtyre artikujve, pasi ato janë zbuluar.

9.2.2 Transportuesi mund të refuzojë transportimin si Bagazh të çdo artikulli për shkak të përmasave, formës, peshës, ose natyrës së tij. 9.2.3 Në ato raste kur nuk është arritur marrëveshje paraprake me Transportuesin për transport, Transportuesi mund të transportojë Bagazhin që tejkalon përmasat dhe peshën e lejuar pa pagesë në fluturime të mëvonshme.

9.2.4 Transportuesi mund të refuzojë pranimin e Bagazhit si Bagazh të Dorëzuar nëse nuk është i paketuar siç duhet në valixhe, ose mjete të tjera të përshtatshme që sigurojnë transportim të sigurt, kur zbatohet kujdes i zakonshëm gjatë përpunimit.

9.3 E DREJTA E KONTROLLIT

Për arsye sigurie dhe sigurimi, Transportuesi mund t’i kërkojë Pasagjerit të lejojë një kontroll të personit të vet dhe Bagazhit të vet, dhe Bagazhi i Pasagjerit mund të kontrollohet në mungesë, nëse Pasagjeri nuk është i disponueshëm, me qëllim përcaktimin nëse ata kanë ose nëse Bagazhi përmban një nga artikujt e përshkruar në pikën 9.1.1 apo armë ose municione që nuk i janë paraqitur Transportuesit në përputhje me pikën 9.1.2. Nëse Pasagjeri nuk është i gatshëm të zbatojë këtë kërkesë, Transportuesi mund të refuzojë transportimin e Pasagjerit ose të Bagazhit.

9.4 BAGAZHET E DORËZUARA

9.4.1 Pas dërgimit të bagazheve për kontroll te Transportuesi, ky i fundit i merr ato nën kujdesin e tij dhe lëshon Etiketën e Identifikimit të Bagazhit për çdo Bagazh të Dorëzuar.

9.4.2 Nëse Bagazhet nuk kanë emër, nistore, apo element tjetër identifikimi, Pasagjeri ia bashkëngjit këtë mjet identifikimi Bagazhit përpara marrjes në dorëzim.

9.4.3 Bagazhet e Dorëzuara transportohen në të njëjtin mjet fluturimi me Pasagjerin, përveç se kur Transportuesi vendos se një gjë e këtillë nuk është praktike. Në këtë rast, Transportuesi i vendos Bagazhet e Dorëzuara në fluturimin e ardhshëm të Transportuesit, ku ka hapësira të disponueshme.

9.5 BAGAZHET E LEJUARA TË PATARIFUESHME

Pasagjerit mund të mos i tarifohen Bagazhet, në përputhje me dhe bazuar në kushtet dhe kufizimet e Rregulloreve të Transportuesit. Për fluturimet me ndarje kodi (codeshare), rregullat e operimit të Transportuesit për Bagazhet mund të aksesohen përmes faqes së internetit, pasi këto rregulla mund të ndryshojnë nga rregullat e parashtruara në Kushtet e Transportimit.

9.6 BAGAZHET MBI LIMIT

Pasagjeri mund të paguajë një tarifë për ato bagazhe që e tejkalojnë limitin e Bagazheve të Lejuara të Patarifueshme në shkallën dhe mënyrën e përcaktuar në Rregulloret e Transportuesit. Transportuesi mund të refuzojë të transportojë bagazhe shtesë që e tejkalojnë Limitin e Bagazheve të Lejuara të Patarifueshme dhe/ose bagazhe për të cilat nuk është paguar.

9.7 DEKLARIMI I VLERËS MBI LIMIT DHE TARIFIMI

9.7.1 Nëse, në përputhje me Rregulloret e Transportuesit, Transportuesi ofron lehtësinë e pagesës së një vlere shtesë, Pasagjeri mund të Deklarojë një Vlerë për Bagazhet e Dorëzuara, që i kanë tejkaluar limitet e detyrimit të zbatueshëm. Nëse e bën një deklaratë të tillë, Pasagjeri paguan çdo tarifë të zbatueshme.

9.7.2 Transportuesi ka të drejtë të mos e pranojë Deklaratën e Vlerës mbi Limit për Bagazhet e Dorëzuara nëse një pjesë e transportimit ofrohet nga një Transportues tjetër që nuk e ofron këtë lehtësi.

9.8 BAGAZHET E PADORËZUARA (BAGAZHET E DORËS/BAGAZHET E KABINËS)

9.8.1 Bagazhet e Padorëzuara (Bagazhet e Dorës/Bagazhet e Kabinës) janë të gjitha ato bagazhe të cilat Pasagjeri i mban me vete në kabinë dhe për të cilat ka përgjegjësi të plotë. Këto bagazhe duhet të vendosen poshtë sediljes përpara Pasagjerit, ose në raftin e sipërm në kabinë. Sendet të cilat, sipas Transportuesit, i tejkalojnë limitet e peshës apo të përmasave nuk lejohen në kabinë.

9.8.2 Objektet që nuk janë të përshtatshme për t’u vendosur në hambar (si vegla muzikore delikate) mund të vendosen në kompartimentin e kabinës për transportim vetëm me njoftim paraprak dhe leje nga Transportuesi. Transportimi i këtyre sendeve mund të tarifohet veçmas.

9.9 MARRJA DHE DORËZIMI I BAGAZHEVE

9.9.1 Pasagjeri mund t’i marrë bagazhet sapo të jenë të disponueshme në pikat e Destinacionit apo Ndalesave të Gjata.

9.9.2. Vetëm personi që zotëron Kuponin e Bagazhit ose Etiketën e Identifikimit të Bagazhit, që i është dhënë gjatë dorëzimit të Bagazhit, ka të drejtë ta marrë bagazhin.

Megjithatë, mosparaqitja e Etiketës së Identifikimit të Bagazhit nuk e pengon marrjen në dorëzim të Bagazhit, pasi është lëshuar edhe Kuponi i Bagazhit dhe Bagazhi mund të identifikohet edhe përmes mënyrave të tjera.

9.9.3 Nëse personi që e kërkon bagazhin nuk paraqet Kuponin e Bagazhit dhe nuk mund ta identifikojë Bagazhin përmes Etiketës së Identifikimit të Bagazhit, Transportuesi ia dorëzon Bagazhin këtij personi me kusht që t’i provojë Transportuesit të drejtat e tij mbi atë Bagazh dhe nëse kërkohet nga Transportuesi, të japë garancitë e nevojshme për zhdëmtimin e Transportuesit në rast humbjeje, dëmi apo shpenzimi që mund t’i shkaktohen Transportuesit si rrjedhojë e këtij dorëzimi.

9.9.4 Marrja në dorëzim e Bagazhit nga mbajtësi i Kuponit të Bagazhit pa ngritur asnjë ankesë në kohën e dorëzimit përbën provë se Bagazhi është dorëzuar në gjendje të mirë dhe në përputhje me kontratën e transportimit.

9.10 KAFSHËT

9.10.1 Kafshët si qentë dhe macet pranohen për transportim kur janë paketuar siç duhet dhe janë të shoqëruar me certifikata të vlefshme shëndetësore dhe vaksinimi, leje hyrjeje dhe dokumente të tjera të kërkuara nga vendet destinacion ose tranzit, me pëlqimin paraprak të Transportuesit, duke iu nënshtruar Rregulloreve të Transportuesit. Në mënyrë që Pasagjeri të mbajë me vete një kafshë të gjallë në kabinë ose në hambar, ky rezervim duhej të ishte bërë të paktën gjashtë orë përpara nisjes së programuar. Nëse nuk është bërë asnjë rezervim paraprak, kafsha e gjallë mund të pranohet në fluturim vetëm nëse merret miratimi i përgjegjësit të autorizuar në pikën e nisjes dhe në varësi të kapacitetit të fluturimit përkatës.

9.10.2 Nëse pranohet si bagazh, kafsha, së bashku me kafazin dhe ushqimin e saj nuk do të përfshihen në Bagazhet e Lejuara të Patarifueshme të Pasagjerit, por do të konsiderohen si Bagazhe mbi Limit, për të cilat Pasagjeri paguan tarifën e zbatueshme.

9.10.3 Qentë shoqërues të Pasagjerëve me dëmtime pamore/dëgjimore së bashku me kafazet apo ushqimin e tyre, transportohen falas krahas Bagazheve të Lejuara të Patarifueshme, sipas Rregulloreve të Transportuesit.

9.10.4 Kafsha pranohet të transportohet me kusht që Pasagjeri të mbajë përgjegjësi të plotë për kafshën në fjalë. Transportuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen, vonesën, sëmundjen, apo ngordhjen e kësaj kafshe në rast se i refuzohet hyrja apo kalimi tranzit në një vend, shtet, apo territor tjetër.

Neni 10

ORARET DHE ANULIMI I FLUTURIMEVE

10.1 ORARET

Transportuesi merr përsipër të bëjë çdo përpjekjet të mundshme që ta transportojë pasagjerin dhe Bagazhet e tij brenda afateve të arsyeshme, duke respektuar oraret e publikuara që janë në fuqi në ditën e udhëtimit.

10.2 ANULIMET, NDRYSHIMET ETJ. TË FLUTURIMEVE TË PROGRAMUARA

Nëse, për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tij, Transportuesi anulon ose shtyn një fluturim, nuk ofron hapësirën e konfirmuar më parë, nuk ndalon në një Pikë Ndalese të Gjatë ose pikë destinacioni, ose i shkakton Pasagjerit humbjen e një fluturimi të ndërlidhur për të cilin ai ka rezervuar, ai:

10.2.1 e transporton Pasagjerin në një Shërbim tjetër të programuar për Pasagjerët, ku ka hapësira të disponueshme, ose

10.2.2 e transporton Pasagjerin duke e ndryshuar rrugën ajrore për në vendin destinacion të shënuar në biletë, ose në një pjesë të saj me një shërbim tjetër të programuar të vetin ose të një Transportuesi tjetër, ose e transporton në rrugë tokësore. Nëse shuma e çmimit, tarifës së Bagazheve mbi Limit dhe e çdo tarife tjetër shërbimi për ndryshimin e rrugës është më e lartë se vlera e rimbursimit të biletës, apo të një pjese të saj, Transportuesi nuk i kërkon asnjë pagesë ose tarifë shtesë Pasagjerit dhe i rimburson ndryshesën nëse çmimet dhe tarifat për ndryshimin e rrugës janë më të ulëta; ose

10.2.3 e rimburson Pasagjerin në përputhje me përcaktimet e Nenit 11 dhe nuk ka më asnjë detyrim kundrejt tij.

10.3 Transportuesi nuk është përgjegjës për kompensimin e Pasagjerëve të cilëve iu mohohet hyrja në bord.

10.4 Përveç rasteve kur veprimet ose mosveprimet e tij ndërmerren me qëllim shkaktimin e Dëmit, nga pakujdesia, dhe me vetëdije se mund të shkaktohet Dëm, Transportuesi nuk mban përgjegjësi për gabimet apo mosrespektimin e orareve apo programeve të tjera të publikuara, ose për sigurimet e dhëna nga punonjësit, agjentët, ose përfaqësuesit e Transportuesit lidhur me datat ose oraret e nisjeve dhe mbërritjeve, apo me operimin e çdo fluturimi.

NENI 11

RIMBURSIMET

11.1 TË PËRGJITHSHME

Nëse nuk e kryen transportimin në përputhje me kontratën e transportimit, ose nëse Pasagjeri kërkon ndryshimin e rregullimeve me vullnetin e tij të plotë, Transportuesi e rimburson biletën e papërdorur apo një pjesë të saj në përputhje me këtë nen dhe me Rregulloret e Transportuesit.

11.2 PËRFITUESI I RIMBURSIMIT

11.2.1 Përveç rasteve të parashikuara nga neni më poshtë, Transportuesi ka të drejtë të rimbursojë ose personin emrin e të cilit mbart bileta, ose personin që e ka paguar biletën pas paraqitjes së provave të mjaftueshme.

11.2.2 Nëse Bileta është paguar nga një person tjetër dhe jo nga Pasagjeri emri i të cilit është shënuar në Biletë, dhe nëse Transportuesi ka shënuar në biletë se ka kufizim rimbursimi, ai rimburson vetëm personin që ka paguar për biletën, ose me kërkesë të atij personi.

11.2.3 Me përjashtim të Biletave të humbura, Transportuesi e bën rimbursimin vetëm nëse i dorëzohet Kuponi ose Fatura e Pasagjerit dhe të gjithë Kuponët e papërdorur të Fluturimit.

11.2.4 Rimbursohet çdokush që dorëzon Kuponin ose Faturën e Pasagjerit dhe të gjithë Kuponët e papërdorur të Fluturimit dhe që paraqitet si një person të cilit mund t’i jepet një rimbursim në përputhje me pikat 11.2.1 or 11.2.2, që konsiderohet i përshtatshëm dhe e çliron Transportuesin nga çdo detyrim, ose pretendim apo rimbursim tjetër.

11.3 RIMBURSIMET JOVULLNETARE

Nëse Transportuesi anulon një fluturim, nuk e realizon fluturimin sipas programit, nuk ndalon në ato pika ku përcaktohen në biletën e Pasagjerit si Pika të Ndalesave të Gjata ose pika destinacioni, nuk ofron hapësirën e konfirmuar më parë, ose i shkakton Pasagjerit humbjen e një fluturimi të ndërlidhur për të cilin ai ka rezervuar, vlera e rimbursuar është:

11.3.1 nëse një pjesë e biletës nuk është përdorur, e barabartë me çmimin e paguar;

11.3.2 nëse një pjesë e biletës është përdorur, më e lartë se:

11.3.2.1 çmimi i biletës vetëm vajtje ose vetëm ardhje (duke hequr zbritjet dhe tarifat e zbatueshme) nga pika e destinacionit ose pika e Ndalesës së Gjatë të radhës; ose

11.3.2.2 ndryshesa midis çmimit të paguar të Biletës dhe çmimit të transportimit të përdorur.

11.4 RIMBRUSIMET VULLNETARE

Nëse Pasagjeri kërkon rimbursimin e biletës për arsye të tjera përveç atyre të parashtruara në pikat e këtij neni, shuma e rimbursuar është:

11.4.1 nëse një pjesë e biletës nuk është përdorur, e barabartë me tarifën e paguar, duke zbritur tarifat e shërbimit dhe të anulimit;

11.4.2 nëse një pjesë e Biletës është përdorur, e barabartë me ndryshesën midis çmimit të paguar dhe çmimit të udhëtimit midis pikave për të cilat bileta është përdorur, duke zbritur tarifat e shërbimit dhe të anulimit.

11.4.3 Në rast se nuk hipën në bordin e fluturimit, Pasagjeri përfiton vetëm nga rimbursimi i taksave, tarifave të aeroportit dhe çdo pagese tjetër, që janë të pagueshme për shkak të hipjes në bord të Pasagjerit kur bileta e tij nuk është më e vlefshme, sipas rregullores aktuale.

Çdo aplikim për rimbursim taksash, tarifash aeroporti ose pagese tjetër bëhet pranë pikës së shitjes ku është blerë fillimisht bileta. Aplikimi për rimbursim është falas. Pasagjerët nuk mund ta depozitojnë aplikimin përmes postës. Pasagjeri duhet t’i japë Transportuesit një kopje të skanuar të biletës. Rimbursimi bëhet në kartën e kreditit të përdorur për të blerë biletën. Pas dhënies së informacionit të saktë dhe të plotë nga Pasagjeri, rimbursimi bëhet jo më vonë se tridhjetë e një (31) ditë nga data e marrjes së aplikimit për rimbursim, duke e kredituar në kartën e kreditit ose debitit të Pasagjerit. Rimbursimi ka një afat skadimi prej dy vitesh nga data e blerjes së biletës.

11.5 RIMBURSIMI I BILETAVE TË HUMBURA

11.5.1 Nëse një Biletë apo një pjesë e saj humbet, rimbursimi bëhet vetëm pasi Transportuesit t’i ofrohen prova të mjaftueshme për humbjen dhe pas pagimit të tarifave të zbatueshme të shërbimit, me kusht që:

11.5.1.1 bileta e humbur, ose një pjesë e saj, të mos jetë përdorur, rimbursuar, apo zëvendësuar më parë;

11.5.1.2 personi të cilit i jepet rimbursimi merr përsipër, sipas mënyrës së përshkruar nga Transportuesi, t’i ripaguajë Transportuesit shumën e rimbursuar në rast se bileta e humbur, ose një pjesë e saj përdoret nga çdo person, ose në rast ky rimbursim i jepet çdo personi që zotëron biletën.

11.6 E DREJTA PËR TË REFUZUAR RIMBURSIMIN

11.6.1 Pas skadimit të vlefshmërisë së Biletës, Transportuesi mund të refuzojë ta kryejë rimbursimin kur aplikimi për rimbursim depozitohet më vonë se periudha kohore e parashikuar në Rregulloret e Transportuesit.

11.6.2 Transportuesi mund të refuzojë ta rimbursojë një Biletë e cila i është paraqitur Transportuesit apo zyrtarëve shtetërorë të një shteti si provë e qëllimit të tij për t’u larguar nga ai vend, përveç se kur Pasagjeri i provon Transportuesit se ka leje të qëndrojë në atë vend, ose që ai nuk do të largohet prej andej me ndonjë Transportuesi tjetër apo mjet tjetër transporti.

11.7 MONEDHA

Të gjitha rimbursimet i nënshtrohen ligjeve, rregullave, rregulloreve apo direktivave të vendit ku Bileta është blerë fillimisht dhe të vendit ku bëhet rimbursimi.

Rimbursimet, të cilat i nënshtrohen dispozitave të mësipërme, bëhen normalisht në monedhën me të cilën është blerë Bileta, por mund të bëhet edhe në një monedhë tjetër, në përputhje me Rregulloret e Transportuesit.

11.8 PERSONAT E AUTORIZUAR PËR KRYERJEN E RIMBRUSIMEVE

Rimbursimet vullnetare bëhen nga Transportuesi i cili ka emetuar biletën, ose nga Agjenti i tij, nëse është i autorizuar.

NENI 12

SJELLJA NË BORDIN E MJETIT TË FLUTURIMIT

12.1 Nëse Pasagjeri sillet në bordin e mjetit të fluturimit në mënyrë të tillë që rrezikon mjetin e fluturimit, apo çdo person ose pronë në bord, pengon ekuipazhin në kryerjen e detyrave, nuk ndjek udhëzimet e ekuipazhit, ose sillet në mënyrë të tillë që Pasagjerët e tjerë nuk e miratojnë me të drejtë, Transportuesi mund të marrë masat që i gjykon të nevojshme për të ndaluar vijimin e kësaj sjelljeje, duke përfshirë edhe mbajtjen nën kontroll të Pasagjerit ose zbritjen nga mjeti i fluturimit.

12.2 Pasagjeri duhet të respektojë njoftimet e komunikuara në bord lidhur me përdorimin e radiove portative, lodrave të telekomanduara, radiove të dorës, telefonave celularë, lap topave, tabletave, PDA-ve, CD-ve, DVD-ve dhe MP3-shave. Pasagjeri nuk mund të përdorë pajisje në bord pa lejen e Transportuesit, me përjashtim të aparateve ndihmëse dëgjimore dhe stimuluesve kardiakë.

12.3 Pasagjeri duhet të qëndrojë i ulur dhe ta mbajë rripin e sigurimit të vendosur për sa kohë që pulson shenja “vendosni rripin e sigurimit”. Pasagjerët janë të detyruar të ndjekin udhëzimet përkatëse të ekuipazhit dhe përgjegjësve të kabinës.

NENI 13

RREGULLIMET E OFRUARA NGA TRANSPORTUESI

Nëse gjatë përmbylljes së kontratës së transportimit në rrugë ajrore, Transportuesi bie dakord të kryejë rregullimet për ofrimin e shërbimeve shtesë, ai nuk mban asnjë përgjegjësi kundrejt Pasagjerit përveç rasteve kur tregon neglizhencë në kryerjen e këtyre rregullimeve.

NENI 14

FORMALITETET ADMINISTRATIVE

14.1 TË PËRGJITHSHME

Pasagjeri mban përgjegjësi vetëm për zbatimin e të gjithë legjislacionit, rregulloreve, direktivave, kërkesave dhe kritereve të udhëtimit të vendeve prej të cilave niset, kalon tranzit, apo mbërrin, si dhe Rregulloreve dhe udhëzimeve të Transportuesit.

Transportuesi nuk është përgjegjës për asnjë lloj ndihme ose informacion që Agjenti apo punonjësi i tij mund t’i japë Pasagjerit lidhur me marrjen e dokumenteve të nevojshme ose vizave, dhe respektimin e këtyre ligjeve, rregulloreve, direktivave, kërkesave ose kritereve, qoftë me shkrim, ose në ndonjë formë tjetër, apo për pasojat që i shkaktohen çdo Pasagjeri si rezultat i marrjes së këtyre dokumenteve ose vizave, apo respektimit të këtyre ligjeve, rregulloreve, direktivave, kërkesave, kritereve, rregullave apo udhëzimeve.

14.2 DOKUMENTET E UDHËTIMIT

Pasagjeri paraqet të gjitha dokumentet e daljes, hyrjes, të shëndetit ose çdo dokument tjetër të kërkuar nga legjislacioni, rregulloret, direktivat, apo kërkesat e vendeve në fjalë dhe lejen e Transportuesit për të marrë dhe mbajtur kopje të tyre. Transportuesi rezervon të drejtën të refuzojë të transportojë çdo Pasagjer që nuk i ka respektuar legjislacionin, rregulloret, direktivat, kërkesat apo kriteret e zbatueshme, dokumentet e të cilit nuk janë të rregullta, ose që nuk nuk e lejon Transportuesin të marrë dhe mbajë kopje të tyre.

14.3 REFUZIMI I HYRJES

Pasagjeri bie dakord të paguajë çmimin përkatës kurdo që Transportuesi, me urdhër të qeverisë, kërkohet që ta kthejë Pasagjerin në vendin e origjinës apo gjetkë, në rast se Pasagjeri ndalohet të hyjë në atë vend, qoftë si vend tranzit, ose si vendi destinacion i tyre. Për pagesën e këtij çmimi, Transportuesi mund të përdorë çdo fond që i është paguar për transportimin e palëvruar, ose çdo fond të Pasagjerit në zotërim të Transportuesit. Çmimi i paguar për transportimin nga pika e refuzimit të hyrjes ose i deportimit nuk rimbursohet nga Transportuesi.

14.4 PËRGJEJGËSIA E PASAGJERIT PËR GJOBAT, KOSTOT E NDALIMIT ETJ.

Nëse Transportuesit i kërkohet të paguajë ose depozitojë një gjobë ose penalitet, ose i shkaktohet ndonjë shpenzim për shkak të mosrespektimit të legjislacionit, rregulloreve, direktivave, kërkesave apo kritereve të udhëtimit të vendeve në fjalë nga Pasagjeri, ose të lëshojë dokumentet e kërkuara, Pasagjeri e rimburson Transportuesin, me kërkesë të tij, për çdo shumë të paguar apo depozituar dhe për çdo shpenzim të shkaktuar. Transportuesi mund të përdorë çdo fond të paguar kundrejt tij për transportimin e palëvruar, ose çdo fond të Pasagjerit në zotërim të Transportuesit për të kompensuar shpenzimin.

14.5 INSPEKTIMI DOGANOR

Nëse kërkohet, Pasagjeri merr pjesë në inspektimin e Bagazheve të tij, qofshin të Dorëzuara ose Padorëzuara, të kryer nga doganierët apo çdo zyrtar tjetër shtetëror. Transportuesi nuk mban përgjegjësi ndaj Pasagjerit për asnjë humbje apo Dëm të pësuar prej Pasagjerit për shkak të mospërmbushjes së kësaj kërkese.

14.6 INSPEKTIMI I SIGURISË

Pasagjeri i nënshtrohet çdo kontrolli sigurie të kryer nga zyrtarët e qeverisë, të aeroportit apo nga vetë Transportuesi.

NENI 15

TRANSPORTUESIT E BASHKËLIDHUR

Transportimi që do të kryhet nga disa Transportues të bashkëlidhur nën një Biletë të vetme, ose nën një Biletë dhe një Biletë të bashkëlidhur të lëshuara së bashku, konsiderohet si një akt i vetëm transportimi.

NENI 16

PËRGJEGJËSIA PËR DËMET

16.1 Transportimi i nënshtrohet rregullave dhe kufizimeve që lidhen me përgjegjësinë e përcaktuar në “Konventë”, përveçse se kur transportimi në fjalë nuk është i rangut ndërkombëtar, për të cilat gjen zbatim edhe Konventa.

16.2 Transportimi që nuk është i rangut ndërkombëtar, për të cilin gjen zbatim Konventa:

16.2.1 Kur zbatohet legjislacioni shqiptar, përgjegjësia e Transportuesit i nënshtrohet dispozitës së Ligjit për Aviacionin Civil në Shqipëri xxxxxx.

16.2.2 Transportuesi është përgjegjës për Dëmet që i shkaktohen Pasagjerit ose Bagazheve të tij të Dorëzuara vetëm nëse ky Dëm është shkaktuar si rrjedhojë e neglizhencës së Transportuesit. Nëse Pasagjeri ka shfaqur neglizhencë kontribuese, Transportuesi mban përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi për neglizhencën kontribuese.

16.2.3 Përveç rasteve kur veprimet ose mosveprimet ndërmerren me qëllim shkaktimin e Dëmit, nga pakujdesia, dhe me vetëdije se mund të shkaktohet Dëm:

16.2.3.1 Përgjegjësia e Transportuesit kundrejt Pasagjerit për vdekjen ose lëndimin fizik kufizohet në detyrimin e përmendur në Konventë, e cila është e zbatueshme për fluturimin. Megjithatë, nëse rregullorja parashikon një limit tjetër detyrimi, gjen zbatim ai limit detyrimi.

16.2.3.2 Për sa i përket vonesave, Transportuesi nuk mban asnjë lloj përgjegjësie përveç se kur parashikohet në Kushtet e Transportimit.

16.3 Për sa kohë nuk bie ndesh me sa më sipër, dhe pavarësisht faktit nëse Konventa gjen apo jo zbatim:

16.3.1 Transportuesi mban përgjegjësi vetëm për Dëmin që shkaktohet në fluturimet e veta. Transportuesi që lëshon një Biletë ose ngarkon Bagazhe të Dorëzuara në fluturimet e një transportuesi tjetër e ndërmerr këtë veprim vetëm në cilësinë e agjentit të atij transportuesi. Pavarësisht kësaj, për sa i përket Bagazheve të Dorëzuara, Pasagjeri gëzon të drejtën të ndërmarrë veprime kundër transportuesit të parë apo të fundit;

16.3.2 Transportuesi mban përgjegjësi për Dëmet që i shkaktohen Bagazheve të Dorëzuara vetëm nëse ky Dëm është shkaktuar si rrjedhojë e neglizhencës së Transportuesit. Nëse Pasagjeri ka shfaqur neglizhencë kontribuese, Transportuesi mban përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi për neglizhencën kontribuese.

16.3.3 Transportuesi nuk mban përgjegjësi për asnjë Dëm që lind nga respektimi i legjislacionit ose rregulloreve qeveritare, direktivave, kërkesave nga ana e tij, ose mosrespektimi i tyre nga Pasagjeri;

16.3.4 Përveç rasteve kur veprimet ose mosveprimet ndërmerren me qëllim shkaktimin e Dëmit, nga pakujdesia, dhe me vetëdije se mund të shkaktohet dëm, përgjegjësia e Pasagjerit në rastin e Dëmtimit të Bagazheve të Dorëzuara kufizohet në:

a) nëse fluturimi i nënshtrohet rregullave të Konventës së Varshavës, ndryshuar me Protokollin e Hagës:

250 franga për kilogram të Bagazheve të Dorëzuara deri në 5.000 franga për Pasagjer për Bagazhet e Padorëzuara (në legjislacionin e pjesës më të madhe të vendeve, 250 franga janë të barasvlershme me 20 dollarë amerikanë, ndërsa 5.000 franga me 400 dollarë amerikanë, ose me kundërvlerën në monedhën vendase);

b) nëse fluturimi i nënshtrohet Konventës së Montrealit: 1.131 SDR për Pasagjer për Bagazhet e Dorëzuara të humbura ose të dëmtuara. Nëse ligji parashikon kufij të tjerë detyrimi, zbatohen këto kufij. Nëse pesha e bagazhit nuk është regjistruar në Kuponin e Bagazhit, pranohet se pesha e përgjithshme e Bagazheve të Dorëzuara nuk e tejkalon atë të Bagazheve të Lejuara të Patarifueshme, të parashikuara në Rregulloret e Transportuesit për klasën përkatëse të shërbimeve. Nëse i komunikohet Njoftimi i Vlerës mbi Limit në përputhje me dispozitën 9.7 lidhur me Bagazhet e Dorëzuara, Transportuesi është i detyruar ta paguajë shumën për të mbuluar vlerën e përcaktuar në njoftim.

16.3.5 Përgjegjësia e Transportuesit nuk e tejkalon kurrsesi shumën e Dëmit të provuar. Për më tepër, Transportuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për Dëmet e tërthorta ose të shkaktuara nga mospërmbushja e detyrimeve;

16.3.6 Transportuesi nuk mban përgjegjësi për lëndimin e Pasagjerit ose për Dëmtimin e Bagazheve të tij, të cilat shkaktohen nga një send që ndodhej në atë bagazh. Nëse prona e Pasagjerit lëndon një person tjetër, ose Dëmton pronën e një personi tjetër apo të Transportuesit, ai Pasagjer e zhdëmton Transportuesin për humbjet dhe shpenzimet që i shkaktohen Transportuesit si rrjedhojë e dëmit;

16.3.7 Transportuesi nuk është përgjegjës për Dëmtimin e sendeve delikate ose të dekompozueshme, pajisjeve elektronike, parave, stolive, metaleve të çmuara, argjendurinave, urdhrave të pagesës, letrave me vlerë, ose sendeve të tjera të çmueshme, dokumenteve të biznesit, pasaportave, ose dokumenteve të identifikimit, apo dokumenteve tip që përfshihen në Bagazhet e Dorëzuara të Pasagjerit. Sapo Bagazhet të jenë dorëzuar dhe pranuar nga Transportuesi për një fluturim në drejtim të apo nga një vend desitnacion i Shteteve të Bashkuara, kufizimet e këtij neni nuk gjejnë zbatim. Megjithatë, të gjithë fluturimet i nënshtrohen kufirit të detyrimit të Transportuesit, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi.

16.3.8 Nëse transportohet një Pasagjer, mosha ose gjendja mendore dhe fizike e të cilit paraqet ndonjë rrezik ose rrezikshmëri për veten e tij, Transportuesi nuk mban përgjegjësi për asnjë sëmundje, lëndim, apo aftësi të kufizuar, duke përfshirë vdekjen që vjen si rrjedhojë e kësaj gjendjeje ose e përkeqësimit të gjendjes.

16.3.9 Çdo përjashtim ose kufizim i përgjegjësisë së Transportuesit gjen zbatim dhe është në përfitim edhe të agjentëve, punonjësve dhe përfaqësuesve të Transportuesit dhe të çdo personi, mjeti i fluturimit i të cilit përdoret nga Transportuesi, dhe nga agjentët, punonjësit dhe përfaqësuesit e tij. Shuma agregate e rikuperueshme nga Transportuesi dhe nga këta agjentë, punonjës, përfaqësues dhe persona nuk e tejkalon shumën e kufirit të detyrimit të Transportuesit.

16.4 Përveçse kur parashikohet ndryshe, asnjë element në këtë dokument nuk përbën shfuqizim të përjashtimit ose kufizimit të detyrimit të Transportuesit sipas Konventës apo legjislacionit në fuqi.

16.5 MARRËVESHJA E VEÇANTË

16.5.1. TË PËRGJITHSHME

Transportuesi përfiton nga kufiri i detyrimit të parashikuar në Konventën për Unifikimin e Disa Rregullave për Transportin Ajror Ndërkombëtar të nënshkruar në Varshavë më 12 tetor 1929, protokollin e ndryshuar të nënshkruar në Hagë dhe Konventën e Monteralit.

Megjithatë, Air Albania (që është palë e Marrëveshjes së Transportit Ajror IATA (IIA) dhe/ose Masave për Zbatimin e Marrëveshjes së Transportit Ajror IATA (MIA) në përputhje me Nenin 22(1) të Konventës dhe/ose që zbaton Rregulloren e Këshillit të BEE-së 2027/97) nuk i referohet kufirit të detyrimit të përcaktuar në nenin 20(1) të Konventës dhe nuk përfiton nga mbrojtja e përcaktuar në Nenin 20(1) të Konventës lidhur me këtë pjesë të pretendimit, i cili nuk e tejkalon shifrën 113.100 SDR për transportimet që kryen vetë dhe për të gjithë transportimet ndërkombëtare për të cilat gjen zbatim Konventa e Varshavës.

Air Albania e pranon regjimin e përgjegjësive të përcaktuara në këtë nen vetëm për transportimet e kryera në emër të saj ose nga vetë ajo, dhe nuk ngarkon asnjë transportues tjetër që ka kryer një pjesë të transportimit me përgjegjësi, si dhe nuk vendos asnjë përgjegjësi për pjesën e transportimit të kryer nga transportuesi tjetër.

Regjimi i përgjegjësisë së Air Albania ndaj Pasagjerit në kuadrin e Marrëveshjeve IIA dhe MIA, si dhe Rregullores së BEE-së 2027/97 përcaktohet më poshtë. Instrumentet e lartpërmendura përbëjnë bazën për zgjidhjen e çdo apo të gjitha mospërputhjeve ndërmjet rregullave të përcaktuara më poshtë, si dhe për interpretimin apo zbatimin e tyre.

16.5.2 PËRGJEGJËSIA E TRANSPORTUESIT

A. Në rast se Pasagjeri ndërron jetë apo pëson lëndim fizik, Transportuesi nuk mban përgjegjësi nëse provon se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur Dëmtimin, ose se marrja e këtyre masave për shmangien e Dëmit deri në 113,100 SDR ishte e pamundur.

B. Pavarësisht pikës (A) më sipër, nëse Transportuesi provon se Dëmi është shkaktuar nga ose ka ardhur si rrjedhojë e neglizhencës së të ndjerit ose të lënduarit fizikisht, Transportuesi çlirohet nga përgjegjësitë ose pjesërisht, ose tërësisht, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

C. Transportuesi rezervon të gjitha të drejtat e tjera të mbrojtjes ndaj këtyre pretendimeve, të përcaktuara në Konventë, përveç atyre të përcaktuara në pikat (A) dhe (B), të cilat nuk marrin parasysh kufirin e detyrimit të Transportuesit dhe të çdo detyrimi mbrojtjeje deri në 113.100 SDR. Transportuesi rezervon të drejtën e rekursit kundër çdo pale të tretë, duke përfshirë edhe të drejta për zhdëmtim dhe kontribut.

D. Klauzola e mos marrjes parasysh të kufijve dhe mbrojtjes nuk zbatohen për pretendimet e ngritura nga organet publike të sigurimit shoqëror apo organeve të ngjashme. Nëse fluturimi i nënshtrohet rregullave të Konventës së Varshavës, të ndryshuar me Protokollin e Hagës, këto pretendime janë subjekt i kufirit të përcaktuar në Nenin 22 (1) dhe të mbrojtjeve në Nenin 20 (1) të Konventës. Nëse fluturimi i nënshtrohet Konventës së Montrealit, këto pretendime janë subjekt i kufirit të përcaktuar në Nenin 21 dhe të mbrojtjeve në Nenin 20 të kësaj Konvente. Transportuesi e kompenson Pasagjerin ose vartësit e tij për dëmet e kompensueshme të rikuperueshme, të cilat i tejkalojnë pagesat të marra nga çdo organ publik, organ i sigurimeve shoqërore, apo organe të tjera të ngjashme. (Kjo dispozitë nuk zbatohet për organet e sigurimeve shoqërore ose organet e tjera publike të Shteteve të Bashkuara).

E. Ligji për vendbanimin e Pasagjerit nuk gjen zbatim për pretendimet e ngritura në përputhje me këtë marrëveshje private dhe e drejta e juridiksionit të pestë nuk njihet.

16.5.3 PARAPAGIMI

A. Air Albania e bën parapagimin jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas verifikimit të identitetit të personit fizik që fiton të drejtën e kompensimit, për të plotësuar nevojat e ngutshme ekonomike të atij personi, në përpjesëtim me vuajtjen e përjetuar.

B. Pa përjashtuar parashikimin e pikës (A), parapagesa nuk mund të jetë më e vogël se 15.000 SDR për Pasagjer në rast se Pasagjeri ndërron jetë.

C. Parapagesa nuk përbën njohje të përgjegjësisë dhe nuk shuan asnjë shumë pasardhëse të paguar në bazë të përgjegjësisë së Transportuesit.

D. Nëse provohet se Dëmi u shkaktua apo erdhi si rrjedhojë e neglizhencës nga ana e Pasagjerit të lënduar apo të ndjerë, se Dëmi Dëmi u shkaktua apo erdhi si rrjedhojë e neglizhencës nga ana e personit që përfitoi parapagesën, ose se personi që përfitoi parapagesën nuk ishte personi që e fitoi këtë të drejtë kompensimi, Transportuesi lirohet plotësisht ose pjesërisht nga përgjegjësia e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në këtë rast, parapagesa kthehet mbrapsht. Parapagesa nuk kthehet mbrapsht në asnjë rast tjetër.

16.5.4 E DREJTA PËR TË REFUZUAR TELEFONATAT PËR QËLLIME ANKETIMI

Në përputhje me Nenin L. 223-2 të Kodit të Konsumatorit, Pasagjeri mund ta shënojë emrin e tij në listën e atyre e personave që nuk duan të telefonohen për qëllime anketimi, qoftë përmes internetit www.bloctel.gouv.fr, ose duke dërguar një letër në adresën postare Opposetel - Service Bloctel, 6 rue Nicolas Siret -10000 Troyes.

NENI 17

AFATI KOHOR I PRETENDIMEVE DHE VEPRIMEVE

17.1 NJOFTIMI I PRETENDIMEVE

Asnjë veprim nuk ndërmerret në rast Dëmtimi të Bagazheve të Dorëzuara përveç se kur personi përgjegjës për marrjen në dorëzim ankohet te Transportuesi menjëherë pas zbulimit të Dëmit, dhe të paktën brenda shtatë ditësh nga data e marrjes në dorëzim, dhe në rast vonese, nëse ankesa nuk depozitohet brenda njëzet e një ditësh nga data e fundit e dorëzimit të Bagazhit. Çdo ankesë duhet depozituar me shkrim dhe brenda afateve të lartpërmendura.

17.2 KUFIZIMI I VEPRIMEVE

Mosveprimi brenda dy vitesh nga data e arritjes në destinacion, nga data e mbërritjes së rregullt të mjetit të fluturimit, ose nga data e përfundimit të transportimi nuk përbën heqje dorë nga asnjë e drejtë lidhur me dëmet.

NENI 18

NDRYSHIMI DHE SHFUQIZIMI

Asnjë agjent, punonjës apo përfaqësues i Transportuesit nuk ka autoritetin të ndryshojë, amendojë apo shfuqizojë asnjë nga dispozitat e Kushteve të Transportimit.

GJUHA MBIZOTËRUESE

Kushtet e Transportimit hartohen në disa gjuhë. Në rast mospërputhjeje ndërmjet versionit shqip dhe atij jo shqip, i jepet përparësi gjuhës turke, përveç se kur kërkohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi.

TRANSPORTUESI: AIR ALBANIA SHKURTIMI I EMRIT: AA DATA E BOTIMIT: 28 Shkurt 2019