KARGO AJRORE, PËRSE DUHET TA ZGJEDHIM?

Kargo ajrore është një mënyrë transporti mallrash nga një vend në një tjetër me mjete ajrore, siç janë avionët, helikopterët, etj. Siç e dimë, qoftë transporti i njerëzve, qoftë ai i mallrave apo i kafshëve, organizohet në tri mënyra të ndryshme; nga uji, toka dhe nga ajri. Nga këto tri mënyra, mund të themi se avantazhi kryesor i ajrit është koha. Në kushtet e teknologjisë bashkëkohore, avioni është një mjet udhëtimi ajror, i cili është më i shpejtë se mjetet e tjera. Për të pasur një produkt të caktuar sa më shpejt të jetë e mundur në adresën tënde, sigurisht që përdoret kargo ajrore. Për ditët tona, koha është një faktor shumë i rëndësishëm dhe një shërbim i kryer në kohë të shkurtër dhe pa dëmtime, bën që një kompani të lulëzojë mbi të tjerat. 

Transporti ajror i një produkti, ndryshe nga transportet e tjera, edhe pse mund të kalojë në shtete të ndryshme, u bindet vetëm rregullave të shtetit të origjinës dhe shtetit të mbërritjes, ndërsa shtetet që janë ndërmjet këtyre dy shteteve nuk janë pengesë për llojin e ngarkesës që mund të gjendet në avion. 

Air Albania ka vendosur në gatishmërinë tuaj shërbimin kargo dhe për të patur një zbatim sa më të suksesshëm të tij, bashkëpunon ngushtë me Postën Shqiptare.

Për të përdorur shërbimin kargo, mund të kontaktoni nëpërmjet e-mailit cargo@airalbania.com.al ose nëpërmjet kontakteve të mëposhtme:

Na kontaktoni për më shumë detaje

Zyrat Qendrore

Air Albania Shpk

Rruga e Durresit, no: 202 Tirana/Albania.

Përfaqësuesi GSA në Itali

Edograf Helpfly

Via Baldassarre Orero, 76-00159 Roma/Italy

Përfaqësuesi GSA në Turqi

AirTech Kargo Tasimacilik Ltd. Sti.
Yenibosna Merkez Mah. 29 Ekim Cad. Aslan Plaza No:11/B Kat 2, Bahcelievler, Istanbul / Turkey.