B2B Login +355 4 224 60 00

NA KONTAKTONI

+355 4 224 60 00
24 orë shërbim ndaj klientit dhe rezervim

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me Ҫdo gjë

Jemi vazhdimisht duke u përpjekur për të përmirësuar performancën tonë në lidhje me sigurimin e komoditetit dhe shërbimit cilësor për udhëtarët tanë. Ne i japim rëndësi të madhe sigurimit të udhëtarëve me akses të lehtë për çdo informacion rreth fluturimeve dhe shërbimeve tona që mund të kenë nevojë.

Gjurmimi i bagazheve

Ju mund të kontrolloni gjendjen e bagazhit tuaj të humbur ose të vonuar në bazë të numrit të referencës që ju është dhënë nga Zyra e Sendeve të Humbura.

Mediat sociale

Ju mund të ndiqni faqet tona te Facebook dhe Twitter për t'u frymëzuar për destinacione të reja dhe të shfrytëzoni mundësitë ekskluzive që ju ofrohen.

POLITIKA E PËLQYESHMËRISË SË KONSUMATORËVE

Gjatë rrjedhës së operacioneve të transportit te udhëtarëve të orientuara per klientët, Air Albania ofron kanale komunikimi për të ndihmuar klientët të ndajnë përshtypjet, ankesat, sugjerimet dhe vlerësimet e tyre. Ne marrim parasysh të gjitha komentet, pavarësisht nga ndonjë pritshmeri per kompensim ekonomik. Ne kemi një skemë kompensimi për të siguruar pelqyeshmerine e klientit, duke vlerësuar reagimet e klientëve për të gjetur zgjidhje dhe duke marrë parasysh kushtet kombëtare dhe ndërkombëtare ligjore, kërkesat legjislative, rregullat e aviacionit civil dhe dokumentet e mbledhura nga partneret tane.

Ne ndjekim një qasje të orientuar drejt klientit për t'u marrë me ankesat e tyre. Proceset e ndërgjegjësimit, njohjes, analizës, udhëzimit, gjetjes së zgjidhjeve dhe ndjekjes së klientëve menaxhohen në përputhje me parimet e transparencës, aksesit, reagimit, objektivizmit, konfidencialitetit dhe llogaridhënies. Informacioni që fitojmë nga procesi kontribuon në qëllimin tonë për përmirësim të vazhdueshëm.

Ne po përmirësojmë vazhdimisht procedurat tona duke shfrytëzuar reagimet e konsumatorëve dhe punonjësve si dhe sugjerimet e palëve të tjera të interesuara. Ne ofrojmë të gjitha burimet e nevojshme për të zhvilluar produktet dhe shërbimet tona në përputhje me pritjet dhe nevojat e klientëve tanë.