The website is currently undergoing maintenance.

Please try again later.

B2B Login +355 4 224 60 00

Njoftim lidhur me riatdhesimet

Të gjithë bashkëatdhetarët që kërkojnë të riatdhesohen, ju njoftojmë se duke filluar nga dita e enjte datë 16 Prill 2020, të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë udhëtimin e tyre të kthimit në atdhe duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

1. Në webfaqen e Air Albania do të gjeni seksionin Udhëzim për Riatdhesimet në të cilin do të gjeni linkun për rezervimin e hotelit ku do të kalohet karantinimi sipas protokollit të sigurisë të hartuar nga Qeveria Shqiptare.

2. Pasi të pranohen kushtet e karantinimit, vijohet me rezervimin e hotelit në link: https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmonia-hotels-group/.

3. Pasi të kryhet pagesa e hotelit, ju do të merrni një faturë automatike të rezervimit të cilën duhet ta ruani deri në fund të udhëtimit.

4. Në një email të dytë nga sistemi I hotelit, ju do të pajiseni me një Kod Promocional unik, me anë të të cilit do të mund të kryeni rezervimin e biletës së avionit. Ritheksojmë se ky kod është I domosdoshëm për të finalizuar rezervimin e biletës.

5. Kod promocional unik mund të përdoret vetëm nga një person I rritur ose nga një fëmijë mbi 2 vjeç. I vetmi rast kur ky kod mund të përdoret nga dy persona është për fëmijët nën moshën 2 vjeç.

6. Pasi të realizohet me sukses rezervimi dhe pagesa e biletës, ju do të merrni me email biletën tuaj.

7. Përpara udhëtimit, në pikën e check in, është e nevojshme të firmosni formularin me kushtet e karantinimit, për të vazhduar më tej me udhëtimin tuaj të rikthimit në atdhe.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Call Center në +355 4 22 46 000 ose me e-mail në call.center@airalbania.com.al

Gjithashtu, të gjithë ata shtetas të huaj apo Shqiptarë, të cilët plotësojnë kushtet aktuale për të udhëtuar drejt vendeve në të cilat kryhen fluturimet e riatdhesimit, të pajisur me pasaportë të huaj apo leje qëndrimi, mund të kontaktojnë Call Center në +355 4 22 46 000 për të marrë informacionin e nevojshëm mbi fluturimet.

Shënim: Në lidhje me plotësimin e kushteve për të fluturuar drejt këtyre vendeve, të gjithë shtetasit duhet të kenë marrë informacion të saktë nga ambasadat respektive.