Rreth Nesh

Air Albania nuk është thjesht një kompani tjetër në treg, por një profil i ri i aviacionit shqiptar në botë. Kjo është vetëm njëra nga filozofitë tona udhëheqëse, që na ka shoqëruar që në ditët e para të projektimit të këtij investimi strategjik. 

Jemi përkujdesur që i gjithë stafi ynë të përgatitej me trajnimet më profesionale, të ofruara nga një prej akademive pararojë të edukimit në fushën e aviacionit, por edhe jemi përkushtuar që çdo shërbim i ofruar prej nesh të mos ketë konkurrencë. Asetet materiale më të çmuara të kompanisë sonë: flota e avionëve AIRBUS BOEING, janë garanci suksesi, por edhe përkushtimi maksimal. Të gjitha këto angazhime nuk janë vetëm kërkesë për të qenë konkurrues të rinj në treg, por një detyrim për të merituar përfaqësinë e flamurit shqiptar.

E gjithë kjo harmoni funksionale në përmbajtje nuk mund të mos reflektohej e tillë edhe në imazhin e kompanisë. Duke marrë në konsideratë faktin që avionët tanë nuk do të ishin vetëm mjete transporti, por fytyra e re e Shqipërisë në botë, natyrshëm lindi ideja e emërtimit të “zogjve” tanë – ata që fluturojnë lart e marrin me vete copëza atdheu. Ambasadorët e këtij imazhi të ri nuk mund të ishin më të denjë sesa tre nga themelet e trashëgimisë sonë letrare kombëtare: Naim Frashëri, Migjeni dhe Lasgush Poradeci. Të tria këto pena të ndritura kanë shkruar mbi atë që, në fakt, përfaqëson dhe pasqyron kompania jonë: kombin dhe mundësitë për të gjithë.

Kompania tregon kujdes të dedikuar ndaj traditave dhe vlerave shqiptare, duke e pasuruar ofertën e saj me përfitime dhe standarde në stofin e ekselencës, të sjella në çmime të përballueshme për të gjithë. Nga cilësia e ushqimeve deri te komoditeti i udhëtimit Air Albania sigurohet të ofrojë standardin më të lartë të mikpritjes, si një nga veçoritë më të çmueshme të shqiptarëve.

Zbuloni më shumë rreth nesh

Rezervime dhe shërbim klienti 24/7
Je një email larg për t’u bërë partneri ynë në biznes