Deklaratë e Aksesueshmërisë për Faqet Pritëse të Marketingut të Air Albania

Gjendja aktuale e konformitetit dhe përpjekjet e vazhdueshme

Tek Air Albania, ne jemi të përkushtuar për t’ju siguruar të gjithë përdoruesve një përvojë online gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme. Për të arritur këtë, ne ndjekim Udhëzimet për Aksesueshmërinë e Përmbajtjes në Internet (WCAG) 2.1 dhe i përmbahemi Seksionit 508 të Aktit të Rehabilitimit, i cili përcakton kërkesat e aksesueshmërisë për përmbajtjen digjitale. Këto standarde ndihmojnë që faqja jonë e internetit të jetë e aksesueshme për individët me aftësi të kufizuara, të rrisë përputhshmërinë me teknologjitë ndihmëse dhe të përmirësojë përvojën e përgjithshme të përdoruesit. Gjithashtu,  ne u përmbahemi edhe Aktit Evropian të Aksesueshmërisë (EAA) dhe ligjeve kanadeze mbi aksesueshmërinë, me qëllim krijimin e një përvoje përfshirëse për një audiencë globale.

WCAG 2.1 përcakton tri nivele të aksesueshmërisë: A, AA, dhe AAA. Ne kemi zgjedhur ta përshtasim faqen e internetit të Marketingut të Air Albania me standardet e niveleve A dhe AA për të promovuar një mjedis digjital më të aksesueshëm.

Për të mbështetur përkushtimin tonë ndaj aksesueshmërisë kemi krijuar partneritete me ekspertë të certifikuar të industrisë, të cilët po na orientojnë në implementimin e praktikave më të mira dhe arritjen e pajtueshmërisë me nivelet A dhe AA të WCAG 2.1. Përpjekjet tona janë në vazhdimësi dhe ne punojmë pa pushim për të përmirësuar aksesueshmërinë, duke siguruar që e gjithë përmbajtja të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit.

Partnerët tanë të specializuar të aksesueshmërisë kryejnë testime manuale duke përdorur NVDA, JAWS ose VoiceOver në sistemet operative Windows dhe Mac, sipas rastit. Përveç kësaj, ne përdorim software të licencuar për testime të automatizuara, me qëllim identifikimin dhe adresimin e pengesave potenciale.

Ne e monitorojmë rregullisht faqen tonë të internetit për të garantuar përkushtimin tonë ndaj aksesueshmërisë dhe për të siguruar një përvojë optimale për audiencën më të gjerë të mundshme. Nëse hasni pengesa me aksesueshmërinë apo keni shqetësime në lidhje me përdorimin e faqes sonë të internetit, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur informacionet e mëposhtme. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të adresuar shqetësimet tuaja dhe për të përmbushur nevojat tuaja.

Si të raportoni problemet

Ne i mirëpresim komentet tuaja në lidhje me aksesueshmërinë e Faqeve të Marketingut të Air Albania.Nëse hasni një pengesë për sa i përket aksesueshmërisë, ju lutemi na kontaktoni nëpërmjet këtij linku

Ky dokument u përditësua për herë të fundit në qershor 2025.